
09:05 10/03/2022
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë mbajnë këtë të enjte takimin në Turqi.
Takimi mes ministrit ukrainas Dmytro Kuleba me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, shënon nivelin më të lartë të bisedimeve që prej nisjes së konfliktit.
Para këtij takimi, Kuleba nuk shprehu pritshmëri të mëdha, duke sugjeruar që mund të mos arrihet një armëpushim.
Turqia ka marrëdhënie të mira me të dy vendet, por e ka bërë të qartë se e sheh të papranueshëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe ka apeluar për një armëpushim të menjëhershëm./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al