Ulen shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, ja çfarë thonë ekspertët

Situata e COVID-19 në Britaninë e Madhe, është duke u vendosur gradualisht drejt një normaliteti.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë ulur së tepërmi numri i infektuarve dhe viktimave, por shqetësim mbetet, që virusi tanimë pret më së shumti grupmoshat e reja.

Numri i ulët i të infektuarve sipas ekspertëve, lidhet ngushtësisht me vaksinimin masiv të popullatës. Brenda kësaj jave, në të gjithë Britaninë e madhe janë raportuar 963 viktima nga virusi, shifra më e vogël që nga muaji tetor.

Sipas të dhënave, afërsisht gjysma e popullsisë në Britaninë e Madhe ka krijuar antitrupa, çka do të thotë që kanë fituar imunitet nga virusi i rrezikshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *