
18:30 02/11/2021
Nisin negociatat mes dy vendeve, Franca shtyn sanksionet ndaj Mbretërisë së Bashkuar
Franca ka shtyrë sanksionet ndaj Britanisë së Madhe për peshkimit ndërkohe që bisedimet post Brexit ende vazhdonte.
[embedded content][embedded content]
Anija britanike që u kap javën e kaluar në ujërat territorial francez është liruar. Autoritetet kanë përshëndetur vendimin e presidentit francez Emanuel Macron. Mosmarrëveshja pas Brexit mbi licencat e peshkimit nisi të mërkurën e kaluar.
Francezët sekuestruan Cornelis Gert Jan me arsyetimin se “nuk kishte lejet e nevojshme për peshkim, megjithëse pronari i saj pretendon të kundërtën”.
Ndërkohë një ditë më parë Emannuel Macron është shprehur se i duhet lënë kohë negociatorëve të të dy javë palëve që mund të risillnin propozimet e reja për të ulur tensionet mes dy vendeve për peshkimin Edhe britaniket e mirëpritën vendimin ndërsa vijojnë diskutimet mes dy shteteve.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al