“Ulërima tmerri”, dëshmitë tronditëse pas tragjedisë me 10 të vdekur në Francë: Një grua e hodhi fëmijën te njerëzit poshtë përpara se të hidhej dhe vetë, por…

ulerima tmerri deshmite tronditese pas tragjedise me 10 te vdekur ne france nje grua e hodhi femijen te njerezit poshte perpara se te hidhej dhe vete por

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë të moshës nga tre deri në 15 vjeç, humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një pallat pranë qytetit francez të Lionit, tha ministri i brendshëm Gerald Darmanin.

14 persona të tjerë u plagosën, katër prej tyre në gjendje të rëndë, nga zjarri që shpërtheu në një bllok banimi shtatëkatësh në Vaulx-en-Velin, një qytet rreth 290 milje në juglindje të Parisit, pak pas orës 3 të mëngjesit të së premtes.

Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar “ulërima tmerri” dhe dëshmuan se një nga banorët e hodhi fëmijën e saj nga ndërtesa te njerëzit poshtë përpara se të hidhej për vdekje.

Prefektura për rajonin Rhone tha se 170 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje. Është vendosur një kordon sigurie dhe shkaku i zjarrit nuk dihet në këtë fazë.

Skynews France Fire 5998147
Skynews France Fire 5998147

“Ka disa skenarë dhe një hetim do të hapet”, tha Darmanin, duke shtuar se ai ishte në kontakt me presidentin Emmanuel Macron për tragjedinë.

Ai vazhdoi: “U dërgoj ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të viktimave”.

Një banor aty pranë, Mohamed, tha për mediat lokale:
“Dëgjova zhurmën e grave dhe fëmijëve që ulërinin. E zgjova gruan, i thashë: Ka diçka serioze. Ne donim të ndihmonim njerëzit, por tymi ishte shumë i rëndë.”

Fqinja, Assed, tha: “Ishte e tmerrshme të shikoje. Unë isha vërtet i tronditur. Isha dëshmitare e një gruaje që… ua hodhi fëmijën njerëzve. Ata arritën ta kapnin. Ajo më pas u përpoq të hidhej, por shkoi keq. Ajo vdiq.”

Rida, një tjetër banore tha: “I thashë fëmijës tim të mos shkojë në shkollë, është i tronditur, e traumatizoi kur dëgjoi britma të tilla, britma tmerri. Më dridhen këmbët.”

Kryetari i bashkisë së Lyonit, Gregory Doucet, shkroi në Twitter: “Tmerri sapo ka goditur qytetin tonë fqinj, Vaulx-en-Velin.
Dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën nga zjarri mëngjesin e sotëm. Mendimet tona shkojnë te familjet dhe të dashurit e viktimave”.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në Francë që nga viti 2019, kur një zjarrvënës në një lagje luksoze të Parisit vrau 10 persona dhe plagosi 32 të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts