Ulet ndjeshëm lindshmëria në Kinë. Pse gratë kineze nuk duan të lindin?

Një regjistrim i popullsisë pas një dekade ka treguar se lindjet në Kinë kanë rënë në nivelin më të ulët që nga vitet 1960 – duke çuar në thirrje për t’i dhënë fund politikave të kontrollit të lindjeve. Por disa në Kinë thonë se këto politika nuk janë e vetmja gjë që i ndalon gratë të lindin.

Pavarësisht se është porositur  nga nëna e saj për këtë, banorja e Pekinit Lili nuk po planifikon të ketë fëmijë së shpejti. 31-vjeçarja, e cila është martuar prej dy vitesh, dëshiron të “jetojë jetën e saj” pa “shqetësimet e vazhdueshme” të rritjes së një fëmije, shkruan BBC.

“Unë kam shumë pak bashkëmoshatare që kanë fëmijë, dhe nëse kanë, ata janë të fiksuar rreth marrjes së dados më të mirë ose regjistrimit të fëmijëve në shkollat ​​më të mira. Duket lodhëse.” Duket se brezat tashmë kanë qëndrime të ndryshme e ai më i riu nuk mendon se pasja e një fëmije është domosdoshmëri.

Të dhënat për këtë flasin vetë. Regjistrimi i popullsisë së Kinës, i realizuar në fillim të këtij muaji, tregoi se rreth 12 milionë foshnje kanë lindur vitin e kaluar – një rënie e konsiderueshme nga 18 milion në 2016, dhe numri më i ulët i lindjeve të regjistruara që nga vitet 1960.

Ndërsa popullsia e përgjithshme u rrit, ajo lëvizi me ritmin më të ngadaltë në dekada, duke shtuar shqetësimet se Kina mund të përballet me një rënie të popullsisë më shpejt sesa pritej.

Popullsia në tkurrje është problematike për shkak të strukturës së përmbysur të moshës, me më shumë njerëz të moshuar sesa të rinj. Kur kjo të ndodhë, nuk do të ketë mjaft punëtorë në të ardhmen për të mbështetur të moshuarit dhe mund të ketë një kërkesë të shtuar për kujdes shëndetësor dhe social.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *