Ulet në mes të fushës me lule dhe….! Presidenti Joe Biden bën gjestin e admirueshëm për bashkëshorten

Presidenti amerikan, i cili kremtoi 100 ditët e tij të para në detyrë, këputi një lule pambuku nga lëndina gjatë një ndalese në udhëtimin e tij në Xhorxhia dhe ia dha gruas së tij para se të hipte në helikopter. Legjenda thotë se me lule pambukun mund të mendosh një dëshirë, ose të zbulosh një gënjeshtër.

Elegant, modest dhe i thjeshtë, Joe Biden u përkul për tokë duke habitur të gjithë. Ai u tërhoq nga një lule pambuku, (e cila rritet spontanisht kudo), ndoshta i lidhur me kujtimet e fëmijërisë dhe nuk hezitoi ta merrte atë për Jill-in e tij, e cila, e mbuluar me maskë, nuk mund ta përfundonte ritualin duke fryrë petalet e lules.

Lulja e pambukut ka shumë veti medicinale, por mbi të gjitha një kuptim simbolik (forcë, shpresë, besim) aq sa i atribuohen fuqi magjike, duke e bërë atë një burim frymëzimi për legjendat e ndryshme. Për të dashuruarit, të bësh një dëshirë para lules dhe ta frysh për të shpërndarë të gjitha farat në një fryrë të vetme do të thotë të shohësh ëndrrën të realizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *