Ulet numri i pacientëve me COVID në spitalet e Kosovës, të shtruar 1,043 qytetarë, 64 rëndë

Gjashtëdhjetë e katër pacientë me koronavirus, të shtruar në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Shifra paraqet rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë, kur në terapi intensiv ishin 78 pacientë.
Në njoftimin e SHSKUK-së po ashtu bëhet e ditur se në trajtim për koronavirus janë gjithsej 1,043 pacientë – 69 më pak se një ditë më herët.

Numrin më të madh të të hospitalizuarve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 372.
Një nënë duke mbajtur dorën e fëmijës, i cili po trajtohet nga koronavirusi në Klinikën e Pediatrisë, në Prishtinë. (8 shtator 2021)

Aktualisht, mbi 20,000 raste janë aktive. Të enjten janë konfirmuar edhe 19 viktima dhe mbi 700 raste të reja të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur në një milion. Me të dyja dozat e vaksinës, deri të premten në mesditë, janë vaksinuar 351,475 qytetarë të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *