Ulet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë, të shtruar 719 pacientë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar sot se në spitalet e Kosovës janë të shtruar 719 pacientë me koronavirus.

“Prej tyre, 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. Numri i pacientëve të hospitalizuar është ulur për 67 pasi një ditë më parë ishin raportuar 779 pacientë.

Në Klinikën e Gjinekologjisë janë 4 paciente, Klinikën e Pediatrisë 4 pacientë ndërsa në atë të Neonatologjisë po trajtohet 1 foshnje me koronavirus. Pavarësisht faktit se numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, ai i viktimave vazhdon të jetë i lartë.

Të mërkurën (15 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 12 të vdekur nga sëmundja COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,845. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar edhe 410 raste të reja të të infektuarve, bazuar në 8.789 testime të bëra në laboratorët publikë dhe privatë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë mbi 14.000 persona. Që nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, Kosova ka konfirmuar mbi 158,000 raste të të infektuarve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *