Ulet numri i të infektuarve nga COVID-19 në Itali, regjistrohen 287 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 83.403 raste të reja me COVID-19.

Ka pasur një ulje drastike të rasteve, pasi një ditë më parë janë shënuar 149.512 persona të infektuar. Për fat të keq, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen 287 qytetarë.

Norma e pozitivitetit është 15.4%, ndërsa numri i të vdekurve në total, që prej fillimit të pandemisë është 19228.

Aktualisht, në të gjithë territorin Italian janë të infektuar 2.555.278 persona të infektuar shkruajnë mediat italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *