Ultimatumi i Vuçiç për NATO, Kurti: Nuk do të ketë ndërhyrje në Veri nga KFOR! S’marrim vendime politike, gati për dialog në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka siguruar Presidentin serb Vuçiç se në Veri nuk do të ketë ndërhyrje të KFOR.

Vuçiç paralajmëroi NATO-n se do e priste vetëm 24 orë në rast se në Kosovë do të kishte konflikt, por kryeministri Kurti thekson se nuk merr vendime politike, por konsultohet me Policinë.

Ai thotë se është gati kurdoherë për dialog në Bruksel, por Serbia është ajo që refuzon.

‘’Ata vlerësojnë situatën, vendimet nuk janë politike, përmbajtja e tyre është profesionale e sigurisë. Unë si kryeministër nuk marrim vlerësime pa Policinë dhe rrethanat ku ndodhen. Ne shkëmbejmë informacione me KFOR pasi jemi të pranishëm.

S’kam informacion për ndonjë përgatitje për ndërhyrje, diskutova dhe me Stoltenberg dhe Borrel, jemi të hapur për dialog, qysh kur i kërkuan bisedimet të hënën, kemi qenë gati për të udhëtuar në Bruksel. U refuzua nga Beogradi. Jemi gati për të shkuar në çfarëdo kohe. Edhe komandanti i KFOR është në kontakt me kryetarët e komunave. Situata mund të deskalojë prej provokimeve nga fqinji ynë verior. Të rikthehemi në paqe e siguri të plotë. Qytetarët i ftoj për qetësi dhe durim. Puna po bëhet pa asnjë defekt.’’- tha Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *