“Ultimatumi” për Bashën, kërcënon Bujar Nishani: Nëse zyra e kryetarit të PD nuk lirohet në 5 janar, është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhë









BASHA BERISHA NISHANI

Ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i Komisionit Nismëtar të Rithemelimit të PD ka bërë një deklaratë të fortë, pas “ultimatumit” që ky komision i bëri kreut të PD-së Lulzim Basha që të lirojë zyrën deri më 5 janar.

Sipas Nishanit, nuk parashikohet se çfarë mund të ndodhë nëse më 5 janar Lulzim Basha nuk largohet nga zyra e kryetarit të PD.

I pyetur nëse situata mund të shkojë deri në përplasje fizike, Nishani u shpreh “nuk e di”.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Nishani shtoi se duhet të merren masa.

Pjesë nga intervista:

Zoti Nishani, cfarë do ndodhë nëse më 5 janar zoti Basha nuk largohet nga zyra siç e keni njoftuar me një shkresë?

Bujar Nishani: Ne presim që deri më datën 5 situata të zgjidhet brenda sistemit. Nëse nuk zgjidhet, pra nëse Basha nuk largohet nga zyra më 5 janar, absolutisht është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhë. Unë e kam të vështirë të theme se çfarë mund të ndodhë.

Zoti Nishani, cfarë domethënë kjo? Po na frikësoni.

Bujar Nishani: Jo. Jashtë sistemit unë nuk parashikoj se çfarë ndodh. Unë parashikoj se ç’mund të ndodhë brenda sistemit. Ata të cilët po e çojnë çështjen jashtë sistemit, ata po e çojnë situatën drejt paparashikueshmërisë.

Zoti Nishani, ju e keni fjalën se situata mund të shkojë në një konflikt fizik?

Bujar Nishani: Nuk e di.

Fjala që ju nuk e parashikoni dot, do të thotë që merrni masa se ..

Bujar Nishani: Po.

Përse ultimatumin ndaj Bashës e bëtë pikërisht për më 5 janar dhe jo më parë ose më vonë? Me këtë keni menduar të hajë gjelin e detit dhe më pas të lërë detyrën?

Bujar Nishani: Sepse menduam që impenjimi i shqiptarëve këto ditë është për festat. Dhe zgjidhja e situatës të jetë pas festave.

Nëse reagimet e ndërkombëtarëve do jenë kundër këtij qendrimi dhe kundër përplasjes fizike, si do veproni?

Bujar Nishani: I vendosin shqiptarët fatet e tyre. Asnjë ndërkombëtar nuk vendos për fatet e shqiptarëve. Nëse ndonjë ndërkombëtar do refuzojë gjysmë e popullsisë së Shqipërisë, është zgjedhja e tyre. Unë nuk mendoj se ka ndërkombëtar që refuzon gjysmën e popullatës.

Zoti president, a është normale për një format si juaji që keni krijuar si një politikan serioz dhe i matur që një mbështetësi juaj të shqyejë deren e sallës së mbkedhjeve në selinë e PD, ndërkohë ky person akuzohet si personazh me rekorde kriminale?

Bujar Nishani: Ju them që është një turp ajo që kryetari Basha ka thënë në adresë të Fation Dautit. Nuk është fare e vërtetë që ai ka rekorde kriminale. As nuk kërkohet nga policia britanike dhe nuk është marrë me veprimtari trafiqesh droge. Basha ka bërë një gabim të madh në adresë të tij. Faktri është që një kushëri i tij është i skeduar, por jo Fatjoni. Ky përdorim është i turpshëm.

Por ama Basha ka mledhur instituconet legjitime të PD, Kuvendin, Këshillin Kombëtar dhe kryesinë.

Bujar Nishani: Po e them për herë të parë, ne i kemi skanuar të gjithë ata që u janë lexuar emrat si pjesmarrës në kuvendin e datës 18. Na rezulton që gjysma e tyre nuk ekzistojnë fare si persona. Kjo është skandaloze. Në ditët në vijim do japim edhe të dhëna të tjera.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.