Ultimatumi për Levandovskin, Bajerni i Mynihut pret përgjigje








E ardhmja e Robert Levandovskit pritet të marrë një kthesë interesante.

LEVANDOVSKI

Pas lajmit të ditës së mërkurë për një ultimatum të Bajernit për lojtarin, Leva mund të detyrohet të marrë një vendim shpejt. Kampionët duan të dinë nëse 33-vjeçari do të rinovojë apo do të largohet.

Bajerni kërkon të evitojë një largim me parametra zero nga një prej sulmuesve më të mirë në botë në historinë e futbollit. Nëse Roberti do të largohej, atëherë do të ishte mirë që të mbushte dhe arkën e klubit.

Mësohet që Bajerni t’i ketë lëshuar një ultimatum lojtarit për të vendosur tani, në të kundërt ai do të largohet në verë. Të interesuar për Robert Levandovskin janë skuadra si Mançester Siti në Angli dhe Reali i Madridit në La liga.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.