“Unë dhe Kristiano luajmë për skuadrën, Zlatani për veten e tij”, befason Lukaku: CR7-Ibra, ja ndryshimi



Një simbol. Kështu është Romelu Lukaku për Interin. Imazhi i skuadrës kampion të Italisë, i dëshiruar me çdo kusht nga Antonio Konte, është prononcuar për “Corriere della Sera”.

combo.ibra_.lukaku.ronaldo.2019.20.1400x840-e1606085806214

Titulli ju përcakton si “top player”?

Titulli është i skuadrës, i klubit, tifozëve, jo imi. Jo se që tani e tutje do të konsiderohem “top player”, jam dikush që ndihmon në fitore, vendosem gjithmonë në gatishmëri të trajnerit. Të gjithë lojtarët kanë hedhur një hap cilësor, shpresojmë që rritja të sjellë trofe të rinj.

Festuat përreth qytetit, mes njerëzve. Raporti juaj me Milanon?

Nga momenti kur kam zbarkuar, jam ndier mirë këtu. Dashurinë për tifozët e ndjeva menjëherë. Interi ka kaluar vite të vështira, e ndiej këtë titull akoma më shumë, doja të qëndroja me njerëzit.

Keni pasur momente frike në këtë vit pandemie?

Prioriteti ishte të mbroja mamanë dhe babanë tim. Jeta ime është “Appiano”-shtëpi- ”Appiano”, dal shumë pak. Personat pranë meje janë më të rëndësishmit, nuk mund t’i vendos në rrezik.

Konte ka thënë shumë herë: “Nuk e dini se çfarë më është dashur për të marrë Lukakun tek Interi”. Si ju bindi?

Menjëherë. Ditën që trajneri firmosi për Interin, i dërgova një mesazh: “Erdha”. Për mua të luaj me Interin në Serinë A ka qenë gjithmonë një ëndërr. Tani më stërvit trajneri që, sipas meje, është më i forti. Fituam në vitin e dytë, në të parin i shkuam pranë. Së bashku me Konten e përjetuam vendin e dytë në kampionat dhe Ligën e Europës si një humbje, e shndërruam në motivim.

Ju jeni idhull i tifozëve, mbi të gjitha i fëmijëve. E ndieni përgjegjësinë?

Djali im Romelu është 2 vjeç. Shikoj se si sillet kur unë luaj, është një stimul për mua. Shpresoj gjithmonë që sjellja ime në fushë dhe personi që jam të mund të frymëzojë fëmijët që luajnë futboll. Jam një person i thjeshtë.

Çfarë gjykimi keni për Ibrën, teknik dhe human?

Një futbollist i madh, që ka fituar kudo ka kaluar, ka shënuar më shumë se 500 gola. Si person? Deri në Mançester një raport të mirë. Kemi nevojë për lojtarë të këtij niveli në Serinë A. Ai dëshiron të fitojë për vete, unë për Interin, Ronaldo për Juventusin, tani Mou kaloi te Roma: janë të gjitha aspekte pozitive për Italinë. Niveli rritet, shpresoj të fitojë sërish Interi.

Dyshja Lukaku-Lautaro është më e forta në Europë?

Nuk duhet të harrojmë Levandovskin dhe Mylerin. Ne kemi nisur një rrugëtim të mirë, duhet të vazhdojmë. Ndihemi mirë të dy, në fushë dhe në jetë, por është fillimi i aventurës.

Shumë skuadra të mëdha ju kërkojnë. U jepni rëndësi zërave të tillë për merkaton?

Asnjëherë. Më përpara po. Kur je i ri, e mendon në një mënyrë ndryshe. Të enjten mbush 28 vjeç. Në mendjen time jam i bindur të jem në një skuadër që mund të bëjë gjëra të mëdha: mund të fitojmë dhe të rritemi ende, të nisim një cikël të ri. Kemi një trajner që kërkon të jap gjithmonë maksimumin.

Pra, Konte nuk largohet?

Jo, mendoj se jo. Edhe ai është vërtet i lumtur sepse ndihet mirë. Ka një skuadër që e ndjek dhe i jep përgjegjësi të mëdha. Kemi gjithçka për të hapur një cikël.

Kapitulli “Champions”. Sa peshoi fakti që nuk kaluat grupet dhe çfarë objektivi keni për të radhës?

Dalja nga grupet ishte një zhgënjim i madh: në atë grup duhet të kishim kaluar. Reali i Madridit është i fortë, por ishim më mirë se dy skuadrat e tjera, gabuam. Është e vështirë të luash kundër Interit: ne golat i shënojmë gjithmonë. Nëse një skuadër duhet të na sulmojë e ka të vështirë.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *