“Unë do ja nxij jetën këtyre”/ Flet ish-nënkryetar i bashkisë Durrës që u shkarkua: Sako merr direktiva çdo dy ditë nga Vangjush Dako! Ja kërkesa që kam për…








Djali i ish-deputetit të PS, Spartak Braho, Arbër Braho, i cili një ditë më parë u shkarkua nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Durrës, hodhi sërish akuza të forta ndaj Vangjush Dakos, për të cilin thotë se vazhdon të komandojë ende këtë bashki.

Arber Braho-vangjush-Dako

Në një intervistë për News24, Arber Braho thotë se Dako takon çdo dy ditë kryetaren aktuale të bashkisë dhe i jep direktiva.

Sipas Brahos, shkarkimi i tij nga detyra erdhi një ditë pasi kritikoi në rrjete sociale kryetaren në detyrë të bashkisë, Emiriana Sako.

Një kërkesë kishte për ish-kryebashkiakun Dako, që mos ti heqë nga puna bashkëshorten.

“Dako do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes për aq kohë se nuk heq dorë nga bashkia Durrës. Kam edhe një kërkesë për zotin Dako: I lutem që të paktën mos të më heqë bashkëshorten nga puna, sepse edhe në luftë nuk i marrin dy vëllezër nga një shtëpi”, tha Braho.

PJESE NGA INTERVISTA

Ju mendoni se Bashkinë e Durrësit e komandon Dako?

Për fat te keq po.

Unë banoj në të njëjtin pallat me prindërit e mi dhe rastis që i takoj dy herë në javë. Zonja Sako takohet me Dakon çdo dy ditë për të marrë direktivat.

Me Ramën keni komunikuar?

Jo, dhe gjatë këtyre ditëve që ka ndodhur kjo, nuk kam komunikuar as me deputetët e Durrësit.

Ju thatë se keni firmosur shkresën e shkarkimit, pranoni kështu vendimin për shkarkim?

Unë bëj pjesë tek njerëzit e qytetëruar. Unë nuk mund të bëj rezistencë kot. Mundohem të respektoj ligjin. Do shkoj në padi në një gjykatë, por nuk kam pse të mos i bindem legjislacionit.

Pra do të ndërmerrni hapa ligjërisht?

Patjetër.

I qëndroni akuzave që keni bërë?

24 orë në ditë.

Si drejtohet bashkia e Durrës?

Dje kanë hedhur në statusin e bashkisë Durrës, të armatosur me eskavator dhe me njerëz duke kryer një pastrim në Gjirin e Lalzit dhe në Katund të Ri. Në një moment Sako thotë që po bëj një pastrim që është bërë nga vitet e mëparshme. Si nga vitet e mëparshme, kur kemi qenë ne në pushtet, kur them ne, e kam fjalën për ne socialistët.

Unë nga dje jam person i lirë dhe do ja do ja nxi jetën këtyre në rrjetet sociale.

Pse nuk ndiqni rrugë zyrtare për ti denoncuar?

Unë kam qenë funksionar në atë bashki dhe jam munduar të jap kontributin time. Qytetarët durrsakë më kanë parë që kam qenë në krye të detyrës.

Për denoncimet dhe për menaxhimit të qytetit ka organe, nuk më takon mua. Denoncimet le ti bëjnë qytetarët. Unë jam munduar të bëj më të mirën që ti të bëj.

Cili do të jetë denoncimi i radhës, a është Dako?

Dako do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes për aq kohë se nuk heq dorë nga bashkia Durrës. Kam edhe një kërkesë për zotin Dako: I lutem që të paktën mos të më heqë bashkëshorten nga puna, sepse edhe në luftë nuk i marrin dy vëllezër nga një shtëpi.

Ka patur kërcënime?

Të ishim pa punë me 4 fëmijë nuk do ishte e drejtë. Kaq kam për zotin Dako. Këto janë format e presionit.

E mendonit se mund të shkarkoheshit nga një status?

Jo. Unë ja kisha drejtuar një xhuxhi që ishte tek 339. Pse u zgjuan këta, unë nuk e kuptova.

Kam një kërkesë për kryetaren në detyra, rruga e shtëpisë së oficereve, ka 5 vjet pa drita. Të lajmëroje policinë bashkiakë të bëjë rrethimin e bankës, sepse ka filluar të çedoje suvaja dhe rrezikohet jeta e qytetareve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *