
Një shtetas ukrainas, që jeton në Poloni është zotuar të kthehet të luftojë për vendin et ij nëse situata agravohet më tej.
“Unë do të shkoj dhe do të luftoj dhe jam gati të vdes për tokën time… Unë do të luftoj për një vend demokratik dhe liri për ligjin, dhe kjo është detyra ime,” i tha ai Scott McLean të CNN në një stacion treni në Przemyśl. ku refugjatët ukrainas kanë kaluar në Poloni.
Ukraina ka ndaluar të gjithë shtetasit meshkuj të moshës 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare.
Trenat nga Kievi janë vonuar sepse ka vonesa me sistemet e IT, sipas autoriteteve polake, raportoi McLean.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al