“Unë jam martuar i vogël”- Rama ka një mesazh për rininë shqiptare që nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrrën









Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në këtë mandat qeverisës, të rinjve shqiptarë që duan të martohen dhe të krijojnë familje e të kenë një shtëpi të tyre më vete, do u jepet mundësia për banesa sociale të ndërtuara në masë si modeli i shtëpive të rindërtimit.

Rama kujtoi këtu edhe historinë e tij kur tha se “ju e dini që jam martuar i vogë” dhe u dha të drejtë të rinjve që “nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrren”.

Edi Rama: Kemi hyrë në këtë mandat me një eksperiencë shumë të madhe e të re fale procedit të rindërtimit, prandaj ky katër vjecar është edhe koha e duhur për të hedhur themelet për një proces të ri përkujdesjeje shoqërore, duke kthyer rtani modelin e rindërtimt në model të ndërtimit në masë të shtëpive sociale.

Të shtëpive për ata që nuk kanë mundësi qofshin më të varfër apo të rinj që martohen, e me të drejtë duan të bëjnë atë që kam bërë unë që kur isha i vogël se ju e dini jam martuar i vogël, nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrren, duan shtëpi më vetë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.