“Unë jam palë, pranoje dhe ti që je”, Lubonja debat me Ndrecën: Merr një të PD të flasë me të, do të iki nga studio nëse… (VIDEO)

Një debat është prodhuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, mes juristit Plarent Ndreca dhe analistit Fatos Lubonja.

Ky i fundit, nuk e priti mirë ndërhyrjen e herë pas hershme të juristit Ndreca dhe theksoi se është analist, e për t’iu kundërpërgjigjur Ndrecës, më mirë në vend të tij të ishte një simpatizant i PD.

Ndërkohë, Ndreca tha se ai e pranon që është palë me një parti të caktuar, por shtoi se sipas tij Lubonja edhe pse është palë, nuk e pranon këtë gjë. Në fund të bisedës, Lubonja tha se nëse nuk dëgjohet deri në fund, do të preferonte më mirë të largohej nga studio.

Fatos Lubonja: Marrim një të PD më mirë dhe të flasë

Plarent Ndreca: Fakti që unë jam palë nuk do të thotë që nuk je i drejtë. Edhe ti je palë, por më keq. Unë jam palë dhe e kam pranuar, ndërsa ju jo.

Fatos Lubonja: Fakti që është palë merr dhe një të PD këtu, mua më ke marrë si gazetarë, unë bëj analizë. Jemi në debat, unë kërkoj të flas ti
ndërhyn vazhdimisht

Plarent Ndreca: Edhe ti më ke ndërhyrë mua. Merru me argumentin. Ti ke ndërhyrë më shumë se të kam ndërhyrë, ose mos më ndërhy fare, ose prit që të ndërhy. Unë i thash që bën pjesë ai. Unë e them publikisht që jam palë, zotëria nuk e thotë, unë merrem me argumentet.

Fatos Lubonja:
Do të më lesh të flasë apo të dalë nga studio unë, dal nga studio. Merr një të PD të bëj sherr me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *