“Unë nuk jam si të tjerët”/ Vuçiç takim me serbët në veri të Kosovës : Kjo Serbi nuk është si dikur, i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar në Rashkë një takim me qytetarët nga veriu i Kosovës në lidhje me tensionet e shumta gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave serbe Vuçiç është shprehur se do të dëgjojë të gjithë qytetarët.

Ai ka thënë se kishte vetëm një mesazh: “Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”.

Pjesë e takimit ka qenë edhe Goran Rakiç, ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Ne do të mbrohemi me gjithçka dhe të gjithë në dispozicion”, ka thënë Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe.

Këtë takim Vuçiç e paralajmëroi gjatë bisedës me Lajçak, të dërguarin e BE

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *