‘Unë vetëm i ruaja’/ Sekuestrohet kokainë dhe 30 mijë euro të fshehur në detergjente. Arrestohen pronari dhe shqiptari në Itali

une vetem i ruaja sekuestrohet kokaine dhe 30 mije euro te fshehur ne detergjente arrestohen pronari dhe shqiptari ne itali

Një operacion blic nga ekipi gjyqësor i Policisë Bashkiake të Riminit në një lavanderi, ka çuar në sekuestrimin e një sasie droge dhe një sasi e madhe parash.

Media italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë një shtetas shqiptar 45-vjeça dhe pronari i biznesit, një 56-vjeçar nga Rimini.

Agjentët kishin prej kohësh kishin dyshime për aktivitetin që zhvillohej se mund të kishte lidhje me trafikun e drogës, ndërsa pas hetimeve, hynë në aksion për të kontrolluar dyqanin.

Të fshehura mes rafteve dhe detergjenteve, u shfaqën 60 gramë kokainë, si dhe i gjithë kompleti i shpërndarësve të drogës.

Gjatë kontrollit u gjetën edhe 30 mijë euro cash, të cilësuara si të ardhura nga shitja.  Pas kontrolleve, policia vuri në pranga pronaren e biznesit dhe 45-vjeçarin shqiptar.

Por, ndërsa ka dalë para gjykatës 45 vjeçari shqiptar ka thënë se nuk merrej me trafik droge dhe se mjetet që shërbenin për paketimin e kokainës i ruante për një bashkëfshatarin e tij i cili ishte kthyer në Shqipëri.

Nga ana tjetër, pronari ka mohuar të ketë dijeni për praninë e drogës në lavanderi, duke thënë se ajo nuk ka gisht në trafikun e kokainës.

Sakaq gjykata caktoi seancën e radhës për në 3 mars të këtij viti për të vendosur mbi çështjen e dy të arrestuarve për kokainë.

Rimini

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts