UNESCO propozon përfshirjen e Venecias në Trashëgiminë Botërore në rrezik

Venecja dhe Budapesti mund të vendosen në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik të Unesco-s, ndërkohë që porti tregtar i Liverpulit mund të humbasë regjistrimin në Trashëgiminë Botërore, për shkak të zhvillimit të tij shumë të shpejtë, sipas institucionit.

Këto rekomandime nga organet këshilluese të Unesco-s janë botuar para takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili do të vendosë nëse do t’i ndjekë ose jo, në Fuzhou, Kinë nga 16 deri më 31 korrik.

Në Venecia, impakti i aktiviteteve të turizmit masiv është veçanërisht një nga kriteret që e çojnë Unesco-n të kërkojë vendosjen e Qytetit të Dogës në listën e trashëgimisë në rrezik.

Në Budapest, janë brigjet e Danubit dhe lagjia e kështetjellës së Buda-s që parashikohen në mënyrë të veçantë të përfshihen në këtë listë për shkak të prishjeve të parakohshme dhe rindërtimeve në shkallë të gjerë, në veçanti të ndërtesave të larta që do të shtrembërojnë këto vende historike.

Barriera e Madhe e Koralit është e kërcënuar me të njëjtin fat për shkak të degradimit të saj të shkaktuar nga ndryshimi i klimës.

Lidhur me portin tregtar të Liverpoolit, vendimi i Unesco-s mund të jetë edhe më i fortë pasi bëhet fjalë për ta tërhequr plotësisht nga Trashëgimia Botërore.

“Projekti i madh i zhvillimit të dyqaneve të qytetit të Beatles, i quajtur “Ujërat e Liverpoolit” do të kishte një ndikim thellësisht negativ, veçanërisht për ndërtesat historike”, sipas Unesco.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Unesco, zhvillimi i këtij projekti nuk është ngadalësuar.

“Unë kërkoj që Unesco të pranojë ftesën tonë për të ardhur dhe për të vizituar qytetin në vend që të marrë vendimin e saj rreth një tryeze në anën tjetër të planetit”, shtoi ai.(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *