UNICEF: Korona po nxit martesat e të miturave

19:54 09/03/2021

UNICEF-i jep alarmin: pandemia korona po shton martesat e të miturave. Kjo përbën rrezik për vajzat.

PĂ«r shkak tĂ« pandemisĂ« Covid-19, UNICEF-i mendon se nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n mund tĂ« lidhen rreth dhjetĂ« milion martesa me tĂ« mitur dhe tĂ« mitura. NĂ« analizĂ«n e UNICEF-it thuhet se kjo rrezikon pĂ«rparimet e arritura pĂ«r vite tĂ« tĂ«ra nĂ« luftimin e kĂ«saj praktike. FaktorĂ« rreziku pĂ«r vajzat janĂ« mbyllja e shkollave ose vdekja e prindĂ«rve pĂ«r shkak tĂ« Covid-19.

Symbolbild- Kinderehe

Gjatë dhjetë viteve të fundit përqindja të miturave të martuara në të gjithë botën kishte rënë me 15 përqind, pra rreth 25 milion martesa që ishin arritur të parandalohen.

“Efekte të thella”

Vajzat që martohen në fëmijëri kanë pasoja gjatë gjithë jetës, siç thekson UNICEF-i. Ka shumë gjasa që ato kanë përjetuar dhunë në familje dhe nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë. Po ashtu me shtatzënitë e hershme dhe të paplanifikuara ekziston gjithashtu rrezik, i cili mund të çojë në komplikime dhe vdekje. Vajzat gjithashtu mund të izolohen nga familjet dhe miqtë e tyre dhe të përjashtohen nga pjesëmarrja në komunitet.

Kinderehe in Afrika | ElfenbeinkĂĽste

COVID-19 ka “efekte të thella” në jetën e vajzave, sipas analizës së UNICEF. Kufizimet e udhëtimit dhe distanca i bëjnë të vështira qasjen në kujdesin mjekësor, shërbimet sociale dhe mbështetjen e komunitetit. Humbja e vendeve të punës dhe pasiguritë ekonomike mund t’i detyrojnë familjet t’i martojnë vajzat e tyre në moshë të mitur./DW









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *