UNICEF: Numri i fëmijëve të kequshqyer mund të dyfishohet në Haiti për shkak të COVID-19

Numri i fëmijëve të kequshqyer pritet të dyfishohet për shkak të efekteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në Haiti të Karaibeve.

Sipas raportit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), numri i fëmijëve nën moshën 5-vjeç që vuanin nga “kequshqyerja akute e rëndë” në vitin 2020 ishte afërsisht 41 mijë, ndërsa këtë vit vlerësohet të tejkalojë 86 mijë.

Nga ana tjetër, numri i fëmijëve nën moshën 5-vjeç që vuajnë vetëm nga “kequshqyerja akute” pritet të rritet nga 134 mijë në 217 mijë.

Haiti, e cili ka një popullsi prej afërsisht 11,5 milionë banorë, 4,4 milionë njerëz, përfshirë 1,9 milion fëmijë, përballen me kequshqyerje.

Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Amerikën Latine dhe Karaibet, Jean Gough, në një deklaratë mbi raportin tha se ai ishte dëshmitar i përmasave të krizës gjatë vizitës së tij njëjavore në Haiti. “Unë jam i trishtuar kur shoh kaq shumë fëmijë të sëmuren nga kequshqyerja. Disa prej tyre nuk do të mund të shërohen nëse nuk trajtohen me kohë”, tha ai.

– Ulet shkalla e vaksinimit të fëmijëve

Duke theksuar se shkalla e vaksinimit të fëmijëve u ul nga 44 për qind në 28 për qind për shkak të intensitetit të krijuar nga pandemia COVID-19 në sistemin shëndetësor, zyrtarët deklaruan se kjo rriti rastet e difterisë dhe këtë vit pritet një epidemi e fruthit.

Zyrtarët theksuan se fëmijët e pa vaksinuar kanë më shumë gjasa të vdesin për shkak të kequshqyerjes.

UNICEF-it këtë vit i duhen një buxhet prej 49 milionë dollarë për ndihmë humanitare në Haiti. Ndërkohë është planifikuar të alokohen 5,2 milionë dollarë të buxhetit për ndihmën ushqimore dhe 4,9 milionë për imunizimin e fëmijëve, nga të cilat një pjesë e vogël e buxhetit mund të dhurohet nga vendet anëtare.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *