Unioni Afrikan dënon sulmet e Izraelit në Gaza dhe Xhaminë Al-Aksa

Unioni Afrikan ka dënuar ashpër sulmet që forcat izraelite kanë kryer ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe Rripit të Gazës nën bllokadë.

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat deklaroi se si Union ndodhen pranë palestinezëve dhe se dënojnë sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës dhe ndaj atyre që falin namazin në Xhaminë Al-Aksa.

Më tej Muhammed shtoi se mbështesin një shtet të pavarur dhe sovran me Kudsin Lindor kryeqytet për palestinezët.

Ngjarjet në Kuds dhe Gaza

Pasi Izraeli nuk u tërhoq nga Sheikh Jarrah dhe Xhamia Al-Aksa, grupet e rezistencës palestineze lëshuan një numër të madh të raketave ndaj Izraelit.

Pas kësaj edhe ushtria izraelite filloi kundër Rripit të Gazës operacionin ushtarak të emërtuar “Mbrojtësit e Mureve”.

Të paktën 48 palestinezë janë martirizuar dhe 304 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Organizatat palestineze të rezistencës lëshuan raketa në qytetet dhe rajonet izraelite përreth Rripit të Gazës. Policia izraelite ka njoftuar se 5 izraelitë e kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur për shkak të raketave të hedhura nga Rripi i Gazës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *