Universiteti Oxford dhe AstraZeneca ‘bashkojnë fuqitë’, fillojnë kërkimet për prodhimin e një vaksine për variantin Omicron

Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca Plc kanë filluar studimet për të zhvilluar një version të vaksinës së tyre Covid-19 që do të synojë variantin Omicron, sipas një raporti në Financial Times.

Një drejtuese e grupit kërkimor në Oksford, Sandy Douglas, tha për FT se janë ndërmarrë hapa paraprak në prodhimin e një vaksine të përditësuar në rast se është e nevojshme, së bashku me partnerët e tyre AstraZeneca.

“Vaksinat e bazuara në adenovirus (si ajo e bërë nga Oxford/AstraZeneca) mund të përdoren në parim për t’iu përgjigjur çdo varianti të ri më shpejt se sa disa mund të kishin kuptuar më parë,” shtoi Douglas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.