Uragani Grace arrin në Meksikë

20:20 21/08/2021

Presidenti Lopez Obrador i bën thirrje qytetarëve të gjejnë strehim

Shteti meksikan Verakruz është goditur këtë të shtunë nga uragani Grace, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim. Deri më tani janë shkulur pemë dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë për 700 mijë njerëz.

Uragani Grace goditi shtetin meksikan të Veracruz herët në mëngjes dhe Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador u bëri thirrje qytetarëve të pesë vendeve të kërkojnë strehim. Grace u shpall një uragan i kategorisë 3 me erëra deri në 195 kilometra në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Presidenti Lopez Obrador konfirmoi në Twitter se janë të angazhuar mijëra anëtarë të forcave të mbrojtjes civile, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Marinës, si dhe shpërndarjes shtetërore të energjisë elektrike.

Në fillim të kësaj jave, Uragani Grace zbarkoi në bregun e Karaibeve të Meksikës, duke shkulur pemë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për gati 700,000 njerëz, por nuk pati viktima. Uragani Grace goditi gjithashtu Xhamajkën dhe Haitin, të cilat gjithashtu pësuan një tërmet me magnitudë 7.2, me shi të fortë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts