Uragani “Grace” vret tetë persona ndërsa përplaset në Meksikën Lindore

Uragani “Grace” përshkoi Meksikën lindore duke shkaktuar të paktën tetë viktima. Uragani ka sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe përmbytje.

Vdekjet dhe dëmet më të mëdha ndodhën në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët kur “Grace” preku tokën të Shtunën në mëngjes.

Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë u bënë lumenj balte.

Uragani më vonë u dobësua në një stuhi tropikale ndërsa lëvizte në brendësi.

Sidoqoftë, erërat e forta dhe reshjet u raportuan se po shkaktonin më shumë përmbytje ndërsa “Grace” udhëtonte në veri të Mexico City.

Stuhia solli shpejtësinë e erës deri në 200 km/orë  kur arriti në bregun e Meksikës. Nga tetë personat e vrarë, gjashtë ishin anëtarë të së njëjtës familje, thanë zyrtarët e qeverisë shtetërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *