Uragani Henri zbret në ishullin Rhode

15:08 23/08/2021

22 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar për pasojat katastrofike të stuhisë Henri ku shpresoj të mbyllej vetëm në dëme materiale fatkeqësisht dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur ndërsa të paktën 22 persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve në Tennessi.

Miliona njerëz në Long Island dhe Neë England të jugut janë paralajmëruar  për   stuhi, erëra të forta dhe dallgë që rrezikojnë të sjellin përmbytje të mëdha si dhe ndërprerje të energjisë elektrike .

Për shkak të përmbytjeve qindra shtëpi janë kthyer në të pabanueshme ndërsa rrugët dhe urat kanë dalë jashtë funksionit.

Përmbytjet e fundjavës në zonat rurale morën gjithçka që u doli përpara, duke prishur linjat telefonike dhe duke i lënë familjet të pasigurta nëse të dashurit e tyre i kanë mbijetuar  përmbytjeve ose jo .

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të dëshpëruar mes shtëpive të shkatërruara. Ndërkohë, presidenti Joe Biden shprehu ngushëllimet e tij për të prekurit dhe deklaroi se autoritet do të ofrojnë ndihmë për të gjithë ata kanë nevojë. Rreth gjashtë milionë njerëzve  që jetojnë pranë bregdetit në pjesë të Long Island, Connecticut dhe Massachusetts u është  dhënë paralajmërimi  për uragan para se stuhia të ulej. Megjithëse uraganët janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit në SHBA, ata zakonisht godasin më në jug.

“New York Times” raportoi se ”Henri” do të ishte uragani i parë që godiste këtë pjesë të New England në 30 vite.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.