Uragani Ida godet brigjet juglindore të SHBA

23:01 29/08/2021

Më i fuqishmi në 150 vite, banorët braktisin shtëpitë

Ashtu siç pritej brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga uragani Ida.

Me një forcë shkatërrimtare e gjeneruar nga një shpejtësi mbi 240 kilometra në orë, uragani ka prekur shtetin federal të Luizianës.

Autoritetet parashikojnë të jetë uragani më i fuqishëm në 150 vitet e fundit, edhe më i fortë se Katrina që në vitin 2005 u mori jetën 1800 banorëve të Nju Orlinsit.

Presidenti Joe Biden tha se Ida do të ishte “kërcënues për jetën” duke apeluar për të lënë shtëpitë. Më shumë se 300,000 familje në Luiziana janë pa energji elektrike.

Uragani pritet të sjellë me vete shira të dendur që parashikohet të shkaktojnë përmbytje masive e shkatërrime të mëdha. Prej ditësh, Ida që është ende duke grumbulluar fuqi, ka goditur edhe ishuj të tjerë të gjirit të Meksikës, mes të cilëve edhe Xhamajkën.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *