Uragani Ida kërcënon brigjet juglindore të SHBA

16:48 29/08/2021

Më i fuqishmi në 150 vite, banorët e Luizianës braktisin shtëpitë

Banorët e brigjeve juglindore të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për t’u mbrojtur nga pasojat e uraganit Ida. Me një forcë shkatërrimtare që gjeneruar nga një shpejtësi mbi 220 kilometra në orë, uragani pritet të godasë gjatë orëve në vazhdim shtetin federal të Luizianës.

Autoritetet parashikojnë të jetë uragani më i fuqishëm në 150 vitet e fundit, edhe më i fortë se Katrina që në vitin 2005 u mori jetën 1800 banorëve të Nju Orlinsit.

Me mijëra janë banorët e këtij shteti federal që po evakuohen nga zonat bregdetare, që do të kenë goditjen më të rëndë.

Ata po furnizojnë automjetet me karburant, po bëjnë të gjitha blerjet e nevojshme që u sigurojnë për disa ditë jetesën e përditshme, ndërsa kanë përforcuar dritaret dhe dyert.

Uragani pritet të sjellë me vete shira të dendur që parashikohet të shkaktojnë përmbytje masive e shkatërrime të mëdha.

Prej ditësh, Ida që është ende duke grumbulluar fuqi, ka goditur edhe ishuj të tjerë të gjirit të Meksikës, mes të cilëve edhe Xhamajkën.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *