Uragani Ida shkatërron News Orleans

08:10 30/08/2021

Mbi 750 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, presidenti Biden u ka bërë thirrje banorëve për kujdes të shtuar

Stuhia e fuqishme me shpejtësi mbi 240 km në orë ka shkaktuar dëme shumë të mëdha në qytetin e New Orleans në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe si pasojë e rrëzimit të një peme në një shtëpi një qytetar ka humbur jetën.

Uragani i emërtuar Ida ka lënë pa energji elektrikë 750 mijë shtëpi, ndërsa shumë qytetarë që ndodheshin në rrugë kanë pësuar dëmtime për shkak të përplasjes nga era e fuqishme. Presidenti Joe Biden u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar duke u kërkuar atyre të strehohen në shtëpi më të qëndrueshme të ndërtuara nga shteti për fenomene të tilla për shkak se Ida ka fuqi shkatërruese dhe është me rrezik për jetën.

Uragani është renditur i katërti për kategorinë fuqisë së stuhive, ndërsa ka ngjashmëri me Katrinën i cili vrau 1800 njerëz në vitin 2005. Rreziku shtohet pasi fuqia e erës do të shkaktojë dallgë të mëdha në gjirin e Meksikës duke rrezikuar qindra shtëpi nga përmbytjet.

Klan News


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *