URBAN CUP/ Prestige i pandalshëm, e mbyll grupin me pikë të plota (VIDEO)






Tre ndeshje dhe tre fitore, ky është bilanci i Prestige në Grupin D të “Urban Cup 2021”, duke u kualifikuar kështu për në çerekfinale si vend i parë dhe i pamposhtur. Edhe pse e kishte siguruar kalimin për në raundin e dytë, Prestige e mbylli fazën e grupeve me një triumf 3-0 ndaj skuadrës bullgare Thrakia. 

Prestige fitorja ne Bullgari

Një ndeshje ku Prestige e nisi me rotacion, për shkak se në mbrëmje skuadra do të zbresë në fushë për çerekfinalen. Rezultatin e zhbllokoi Dobi, ndërsa më pas ishte Shima me një dopietë që i vulosi shifrat në 3-0.

“Urban Football Cup 2021” është një kompeticion ndërkombëtar i futbollit 8×8, me 16 skuadra nga shtete si Bullgaria, Belgjika, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Izraeli, Mali i Zi dhe Serbia.

NDESHJET: 

10 qershor: Prestige – Podgorica 2-0

10 qershor: Prestige-Kidalice 7-0

11 qershor: Prestige-Thrakia 4-0

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *