Urdhërarresti i Gjykatës së Hagës shqetëson Putin-in, tërhiqet nga pjesëmarrja në samitin e Afrikës së Jugut

urdherarresti i gjykates se hages shqeteson putin in terhiqet nga pjesemarrja ne samitin e afrikes se jugut

Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të grupit BRICS të ekonomive. Jo vjen pasi ndaj Putinit është dhënë një urdhërarresti nga Gjykata e lartë e Hagës.

Në vend të Putinit, Rusia do të përfaqësohet nga ministri i saj i Jashtëm Sergei Lavrov në samitin e Johanesburgut, së bashku me liderët e Brazilit, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, tha presidenca në një deklaratë.

Afrika e Jugut u përball me një dilemë në organizimin e samitit sepse si anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), teorikisht do të kërkohej arrestimi i Putinit për krime lufte të dyshuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts