“Urdhri i presidentit është kryer”/Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Janë evakuuar të gjithë civilët nga uzina Azovstal

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, me anë të një postimi në kanalin e saj Telegram ka bërë me dije se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit, të cilët ishin prej kohësh të bllokuar në uzinën e çelikut të Azovstal, në qytetin e Mariupolit, tashmë janë evakuuar.

Mariupoli është një nga qytetet më shumë të sulmuara nga forcat ruse, ndërkohë që rezistenca e evtme e këtij qyteti është pikërisht kjo uzinë. Brenda saj prej kohësh ishin bllokuar civilë dhe ushtarë, ndërkohë që sot evakuimi i civilëve ka përfunduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.