Urimi i 28 nëntorit me foton e Enver Hoxhës, Alibeaj: Do i drejtohemi Këshillit të Etikës! Tentuan ta anashkalonin duke thënë se i vodhën celularin









Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shprehet se ai do t’i drejtohet Këshillit të Etikës në Parlament për rastin e mesazhit të urimit për 28 nëntorin nga deputeti socialist Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës, e cila hapi një debat të gjerë në opinionin publik.

enkelejdalibeaj

Në një intervistë për News24, Alibeaj deklaroi se kjo nuk ishte një provokim. Deputeti demokrat e konsideron të rëndë glorifikimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha nga ligjvënësit shqiptarë.

“Nuk ishte një provokim. Thënë nga një ligjvënës çështja bëhet më dramatike, këmbëngulja e bën po ashtu më dramatike. Nuk kemi parë as më të voglën distancim. Të glorifikosh diktatorin!? Ka ende sot njerëz që nuk dinë fatinë tyre që u pushkatuan teksa tentonin të kërkonin lirinë. Ka ende njerëz që nuk gjenin arsye përse u burgosën. Pasojat e asaj diktature ka ende njerëz që janë duke i vuajtur. Ky rast nuk ka si të jetë liri fjale. Në ambiente publike të lartësosh dhunën, vrasjet , internimet, gjenocidin nuk është liri, por të riprodhosh edhe njëherë si metodë të ngritjes së shtetit diktaturën. Ta sjellësh prej një ligjvënësi në mes të një parlamenti dhe ta injektosh në publik është e rëndë” – u shpreh Alibeaj.

Më tej, Alibeaj shprehet se deputetët e tjerë socialistë nuk janë distancuar nga ky akt, madje kanë tentuar ta anashkalojnë duke thënë se i kishin vjedhur telefonin.

“Këmbëngulja pa arsye e individit në fjalë, fakti që tentuan ta anashkalojnë duke thënë që i kishin vjedhur telefonin…Ne do të bëjmë reagimin tonë. Është detyrë morale. Do bëjmë kërkesë në Këshillin e Etikës. Distancimi, ky është mesazhi që figurat politike do të duhet të përcjellin në publik. Nuk do të bëjmë këtë kërkesë…Kërkohet një reagim më i madh…”, tha Alibeaj, ndërsa shtoi: Në vende të tjera të Europës jo vetëm që do të dënoheshin. Do jetë dhe është individuale kur individi që e bën atë është privat. Këtu është shteti që ndërhyn dhe shteti jeton për shkak të disa vlerave morale. A kemi vuajtur nga diktatura apo jo? Qortimet duhet të jenë ligjore pasi kështu funksionon shteti i civilizuar që dënon dhunën” – tha Alibeaj.

Alibeaj shprehet i vendosur që PD të vijojë me nismën e dekomunistizimit duke u shprehur se duhen miratuar ligje që ndalojnë simbolizimin e diktaturës.

“Që në 2018 ka pasur një iniciativë. Ne kemi në kushtetutën tonë që ndalon këto gjëra, edhe pse jo e detajuar. Të aplikojmë dhe miratojmë ligje që ndaloj në simbolizmin e diktaturës. Brezat e rinj nuk mund të ushqehen me makabritetet e diktaturës. Diktatura në Shqipëri ka një të ngjashme , nazizmin në Gjermani. Iniciativat është mirë të zgjerohen dhe të mos identifikohen vetëm me një parti politike. Pse jo edhe socialistë, besoj që ka edhe nga ata që kanë vlera morale të japin kontributin e tyre” – tha Alibeaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.