Uroi kolegët te “Siguria” me foton e diktatorit Hoxha, deputeti Bujar Çela nuk tërhiqet: Ka udhëhequr luftën dhe ka kontribute! Unë nuk jam nipi i Enverit, por…









Fotografia me imazhin e Enver Hozhës që deputeti socialist Bujar Çela zgjodhi të uronte kolegët e Komisionit të Sigurisë për festat e Nëntorit, ka krijuar një reagim të ashpër jo vetëm nga radhët e deputetëve të Partisë Demokratike, por edhe më gjerë.

Por pavarësisht reagimeve të shumta vetë ligjvënësi socialist nuk është tërhequr nga deklarata e tij.

Çela përmes një interviste të dhënë nga Lushnja shprehet se ai e njeh luftën nacional-çlirimtare dhe udhëheqësin e saj, i cili është sipas tij Enver Hoxha.

Deputeti thekson gjithashtu se shqiptarët nuk mund ta fshijnë historinë nga kanë ardhur si komb.

Intervista:

Figura e Enver Hoxhës ka kuptim në festa të tilla?

Unë pres pyetje të tilla. Përderisa unë jam këtu unë i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendojnë se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul, ka dhe ai kontribute në luftë, përderisa ne nuk kemi nxjerrë një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr këtë luftë. Po të jetë se ka një udhëheqës tjetër që pretendon se gjyshi stërgjyshi e ka udhëhequr këtë luftë, të shprehet historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminela, dhe pastaj kemi reduktuar. Këto fakte janë nga më të ndryshme që nga Balli Kombëtar, Legaliteti, të cilët armiq pastaj janë rreshtuar në kampin fitues mbi nazi-fashistin.

Çfarë mund t’i thoni deputetëve të tjerë në komision që reaguan?

Kjo pyetja është brenda atij komisioni, në atë komision ka njerëz që janë njerëz të Isa Toskës, unë nuk jam nip i Enver hoxhës, por jam si të gjithë shqiptarët që nuk mund ta fshijnë historinë nga kemi ardhur ne si komb.

Por kujtojmë se ndryshe nga sa deklaron deputeti Çela, i cili nuk e mohon autorësinë mesazheve, Kreu i Grupit Socialist Taulant Balla, deklaroi ditën e sotme se deputetit i është vjedhur telefoni dhe se nuk ka qenë ai që i ka dërguar ato mesazhe.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *