“Uroj që dielli i beharit të ketë pjekur Bashën dhe PD”/ Thirrja e Elisa Spiropalit nga Parlamenti: Në shtator opozita të ketë guximin për…








Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit kishte një thirrje për opozitën, që në shtator të bashkëpunojë për reformat në respekt të pozicionit që i ka caktuar qytetari.

Në seancën e parafundit parlamentare, Spiropali teksa bëri një përmbledhje të arritjeve, u shpreh se opozita duhet që në shtator të sjellë debatin parlamentar.

“Uroj që dielli i nxehtë i këtij behari ta kenë pjekur PD, Lulzimin dhe të tjerët dhe legjislaturën  e re që nis në shtator shtatori të sjellë me vetë përveç debatit parlamentar edhe arsyen dhe guximin për të bashkëpunuar për reforma në respekt të qytetarëve që asaj partie i caktoi rolin e pazëvendësueshëm të opozitës”, u shpreh Spiropali.

Ministrja përmendi edhe zgjedhjet, që siç tha ajo u vlerësuan edhe nga Bashkimi Evropian. Ndërsa për Presidentin u shpreh se institucioni u çliruar nga një përdhosës.

“Zgjedhjet u vlerësuan si më të mirat, aty theksohet se votimi ishte i qetë dhe i sigurt. Vlerësohet reformimi i KQZ, zbatimi i teknologjive të reja, çmohet përfaqësimi gjinor, theksohet se qeveria përmbushua angazhimin e saj për mbajtjen e zgjedhjeve paqësore, të lira dhe të ndershme dhe me standard.  Me 104 vota çliruam institucionin e presidentit nga një përdhosës recidivist i kushtetutës dhe frymëzues i konfliktit politik.  Tani kemi përpara detyrën të zhvillojmë një proces të hapur për zgjedhjen e afërt të presidentit të ri”, u shpreh Spiropali.

Një vlerësim dhe falënderim kishte për deputetët  që zëvendësuan me mandatin e tyre opozitën që braktisi parlamentin.

“Punët e sesionit që kaloi marrin edhe një vlerë më të madhe duke marrë parasysh sifdat e paprecedente. Papjekurinë ulëritëse që opozita demonstroi me braktisjen e mandateve. Kjo sfidë e vuri kuvendit dhe Shqipërinë në një situatë të paprecedentë. Një falënderim i takon grave dhe burrave të opozitës që morën mandatet e përfaqësimit, duke i bërë një shërbim të vyer kushtetutës. Kush thotë ndryshe, nuk është dashamirës, por vetëm cinik dhe mendjengushtë që nga kjo punë nuk kupton, ose nga kjo punë paguhet”, tha Minitrja.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *