Ursula Von Der Leyen i dërgon letër Vjosa Osmanit: BE e angazhuar për të përmbushur liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Usula Von Der Leyen, i ka dërguar një letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Fillimisht, Presidentja e KE, i ka uruar suksese për detyrën e re Osmanit, duke theksuar se është inkurajuese kur një grua shërben në pozitën e presidentes.

“Zonja Von Der Leyen, në letër, më tej ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.

Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes Osmani.

Sipas njoftimit thuhet se Von Der Leyen, ka nënvizuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *