Ursula von der Leyen kërkon sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë

00:07 10/11/2021

Përpjekjet e emigrantëve për të kaluar ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi janë kthyer në qendrën e vëmendjes për shkak të tensioneve të shkaktuara.Presidentja  e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka kërkuar sanksione të reja kundër regjimit në Minsk.

Ajo kërkoi nga shtete anëtare të BE, miratimin e zgjerimit të rregullores së sanksioneve kundër autoriteteve bjelloruse të cilat janë përgjegjëse për këtë krizë. Von der Leyen ka diskutuar edhe me krerët e qeverive e vendeve fqinje si Lituania dhe  Letonia për masat që do të merren për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Lituania ndërkohë po ndërmerr masa të ashpra. Qeveria e vendit baltik, anëtare e BE kërkon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Emigrantët janë në qendër të një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe Bashkimit Europian, i cili nuk e njeh liderin autoritar si një udhëheqës legjitim.

Më herët Departamenti Amerikan i Shtetit i përshkroi skenat në kufi si “shqetësuese” dhe ka kërkuar nga Bjellorusia të ndalë menjëherë fushatën e orkestrimit dhe nxitjes ilegale të fluksit të emigrantëve përtej kufijëve të saj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *