Uruguai rihapet për të huajt e vaksinuar

Uruguai të hënën rihapi kufijtë e tij për të huajt që janë vaksinuar plotësisht dhe mund të japin një test negativ PCR për COVID-19.

“Ne po i themi botës se Uruguai mund të presë turistët me të gjitha garancitë shëndetësore,” tha zëvendësministri i Turizmit Remo Monzeglio pasi mirëpriti vizitorët e parë që mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar Carrasco.

Lëvizja erdhi disa javë para fillimit të verës në hemisferën jugore dhe u pa si çelësi kryesor për rimëkëmbjen e ekonomisë lokale.

Në vitin 2019, Uruguai priti 3.2 milionë vizitorë të huaj, të cilët kontribuan me rreth 8 për qind të PBB-së. Shifra u ul vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Vendi i Amerikës së Jugut synon të vendoset si një destinacion i sigurt falë suksesit të fushatës së tij të vaksinimit, me gati 74 për qind të popullsisë të vaksinuar plotësisht, dhe gati gjysma e popullsisë ka marrë një vaksinë përforcuese.

Uruguai ka regjistruar 393,899 raste COVID-19 dhe 6,078 vdekje nga sëmundja, sipas shifrave të fundit zyrtare. 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *