“Ushtarakët rusë qëlluan mbi autobusët e evakuimit që transportonin civilë”, Ukraina: 7 të vdekur dhe 27 të plagosur

Përveç lajmeve për disa evakuime të suksesshme, zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës ka thënë gjithashtu se disa njerëz u vranë dhe u plagosën të enjten ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga lindja e vendit.

“Më 14 prill, ushtarakët rusë qëlluan mbi autobusët e evakuimit që transportonin civilë në fshatin Borova në rrethin e Izium”, thuhet në një deklaratë.

“Të dhënat paraprake tregojnë shtatë persona të vdekur, 27 të tjerë u plagosën.”

BBC nuk e ka verifikuar pretendimin.
Javën e kaluar forcat ruse u akuzuan për organizimin e qëllimshëm të një sulmi vdekjeprurës në një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorsk, ku njerëzit prisnin trenat e evakuimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *