Ushtarë britanikë nuk u binden urdhrave dhe shkojnë të luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë

20:56 09/03/2022

Një numër i vogël ushtarësh të Britanisë së Madhe dyshohet se kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Ushtria Britanike, e cila në një deklaratë për mediat sqaron se një numër i vogël ushtarësh nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë shkuar personalisht në Ukrainë.

“Ushtarët mungonin pa leje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë”, thuhet në komunikatën e Ushtrisë Britanike.

Ne po i inkurajojmë fuqimisht që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë.

I gjithë personeli i ushtrisë britanike e ka të ndaluar që të udhëtojë në Ukrainë deri në një njoftim të dytë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com