Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez gjatë protestave në Bregun Perëndimor

Të paktën një palestinez u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën në Bregun Perëndimor të okupuar kur ushtarët izraelitë përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që protestonin kundër vendbanimeve të paligjshme hebraike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria Palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se 28 vjeçari Zekeriya Hamayel iu nënshtrua plagëve menjëherë pasi u qëllua nga forcat izraelite në gjoks gjatë protestave pranë qytezës Beita të qytetit verior Nablus.

Më herët, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se pesë persona u plagosën kur ushtarët izraelitë qëlluan me plumba të vërtetë dhe plumba gome kundër protestuesve në Beita.

Dëshmitarët okularë thanë se palestinezët gjithashtu organizuan demonstrata në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, veçanërisht në qytetin verior të Kafr Qaddum, Qalqilya dhe në qytezën Beit Dajan në Nablus, raporton AA.

Ushtarët izraelitë përdorën plumba të vërtetë, plumba gome, si dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa palestinezët hodhën gurë.

Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, shihet si territor i okupuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë kështu të gjitha vendbanimet hebraike atje të paligjshme.

Ashtu si Turqia, edhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë BE-në, nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi territoret që ka okupuar që nga viti 1967.

Që nga viti 2001, BE i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Izraelit që t’i japë fund të gjithë veprimtarisë së ndërtimit të vendbanimeve dhe të çmontojë ato tashmë ekzistuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *