Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në një protestë në Bregun Perëndimor

Një palestinez ka rënë dëshmor si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite në një demonstratë kundër vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ushtarët izraelitë ndërhynë në fshatin Beit Dejin në lindje të Nablusit me plumba të vërtetë dhe plastike dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve që protestonin ndaj vendbanimeve të paligjshme hebreje.

Në deklaratë thuhet se një palestinez ra dëshmor pasi u qëllua në kokë kur ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj demonstruesve.

Burimet lokale raportuan se bëhet fjalë për palestinezin Atif Hanayishe, 48 vjeç, i cili ishte muezin në një xhami në fshat.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *