Ushtarët rrëzojnë liderin që erdhi në pushtet me grusht shteti

08:49 01/10/2022

Një kapiten i ushtrisë në Burkina Faso ka shpallur në televizionin kombëtar se ka rrëzuar udhëheqësin ushtarak nënkolonelin Paul-Henri Damiba. Ibrahim Traore përmendi si arsye për rrëzimin e Damibës paaftësinë e tij për t’u marrë me kryengritjet islamike.

Ai i bëri të ditur qytetarëve se kufijtë janë mbyllur për një kohë të pacaktuar dhe janë pezulluar të gjitha aktivitetet politike. Junta ushtarake e nënkolonelit Damiba përmbysi një qeveri të zgjedhur në Janar. Si arsye edhe asokohe u gjet dështimi për të ndalur sulmet islamike.

Por as administrata e tij ushtarake nuk ka qenë në gjendje të shuajë dhunën. Të hënën 11 ushtarë u vranë teksa shoqëronin një kolonë me automjete civile në veri të vendit.

Ndërkohë të premten, nënkoloneli Damiba i kërkoi popullit të ruante qetësinë pasi në disa pjesë të kryeqytetit u dëgjuan të shtëna të forta.

“Veprimet e Damibës na bindën gradualisht se po i largohej ambicieve nga ajo që kishim vendosur të bënim. Vendosëm që këtë ditë ta largonim atë”, tha kapiteni i ushtrisë, Traore.

Ai vendosi shtetrrethim nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë vendndodhja e nënkolonelit Damiba nuk dihet ende.  Sa i përket situatës, SHBA ka shprehur shqetësimin e saj dhe i ka kërkuar qytetarëve të saj që të kufizojnë lëvizjet në vend.

“Ne bëjmë thirrje për kthim në qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *