Ushtarët ukrainas rrëfejnë jetën nën llogore

12:15 07/05/2023

Luftën që të bashkohen me familjarët dhe përfundimin e luftës

Pas muajsh në llogore dhe bunkerë pranë vijave të frontit juglindor të Ukrainës , Artemi dhe shokët e tij ushtarë ukrainas kanë humbur frikën që ndjenin dikur.

Këtu ka gjithmonë rrezik, por me kalimin e kohës mësohesh dhe të gjitha shqisat bëhen më të mprehta. Dhe nuk di si ta shpjegoj, por nuk e ndjen më frikën që kishe në fillim”.

Pavarësisht bombardimeve të herë pas hershme, gjërat kanë qenë relativisht të qeta kohët e fundit për këtë njësi të vendosur afër pozicioneve ruse.

Sulmi i fundit rus ishte rreth një muaj më parë, kur rreth 30 trupa ruse u vranë nga dy mitralozë.

Ushtarët kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke parë me dylbi, duke pritur, dëgjuar, pastruar baltën dhe duke kontrolluar armët e tyre duke përfshirë mitralozat e ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Llogoret e ngushta janë bërë thellë në tokë, të përforcuara vende-vende nga thasë me rërë.

Gropat janë të ngushta, por ofrojnë strehë nga bombardimet e që përbëjnë një kërcënim për të dyja palët përgjatë rreth 1200 kilometrave  të vijave të frontit në Ukrainën lindore dhe jugore.

Ne kemi një vend për të ngrënë, për të fjetur, ne kemi një çati mbi kokën tonë. Unë mendoj se nuk kemi nevojë për shumë më tepër këtu, pasi kemi plotësuar nevojat kryesore . Të tjerat nuk kanë  rëndësi”.

Artem ka rreth 6 muaj që shërben si ushtar në rajonin lindor të Donbasit. Për agjencinë e lajmeve Reuters ai shpjegon se luftimet janë kthyer në rutinë për të.

“Nëse në fillim kam qenë i motivuar nga patriotizmi, i cili bazohet në dashurinë time për prindërit e mi, miqtë e mi e kështu me radhë, atëherë, me kalimin e kohës, kur e kupton se të gjithë janë të sigurt, thjesht të bëhet punë”.

Prej disa kohësh ai nuk është në shtëpi, duke preferuar të presë përfundimin e konfliktit për të mos e kthyer në llogore kur t’i mbarojë leja.

Unë nuk dua të kthehem këtu pas pushimeve ose kur të shkoj në shtëpi me dyshimin se asgjë nuk ka mbaruar ende dhe se do të duhet të kthehem përsëri. Le të shpresojmë që në të ardhmen shumë të afërt gjërat do të bëhen më mirë  dhe më pas do të mund të shkoj në shtëpi, për të parë të dashurit e mi”.

Autoritetet ukrainase po planifikojnë të nisin një kundërofensivë të madhe në javët e ardhshme, duke shpresuar se do t’i shtyjnë  rusët prapa kufijve të vendit të tyre.

Ne presim që kundërsulmi do të na lejojë të rimarrim disa pjesë, të pushtojmë dhe të mbajmë pozicionet, dhe që njësitë tona sulmuese të përparojnë më tej, të rrethojnë trupat dhe ndoshta të marrin disa robër. Më pas, ne mund të rimarrim disa pozicione. Ne do të mbajmë mbrojtjen dhe do të sulmojmë më tej, derisa t’i shtyjmë ata në kufijtë e tyre.”

Por deri atëherë, Artemi dhe shokët e tij presin dhe përgatiten për përleshjen e radhës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts