Ushtaret ukrainase festojnë 8 Marsin nën armë

ushtaret ukrainase festojne 8 marsin nen arme
ushtaret ukrainase festojne 8 marsin nen arme

16:04 08/03/2022

36,000 gra e vajza kanë marrë armët kundër ushtrisë ruse

Do të duhej të ishte një ditë feste ose proteste ky 8 Mars për gratë dhe vajzat e Ukrainës e mbarë globit, por në kushtet e luftës një pjesë e tyre kanë veshur rrobat ushtarake dhe janë vënë nën armë.

“Ne jemi gratë dhe vajzat e Ukrainës. Jemi bashkuar me burrat tanë për të shkatërruar forcat armike në çdo centimetër të territorit të Ukraines, atdheut tonë. Në emër të çdo fëmije, gruaje, të moshuari ne do t’i qëllojmë ata si qen të tërbuar. Lavdi Ukrainës!”

Aktualisht 36,000 gra e vajza kanë marrë armët dhe janë duke kryer detyrat e tyre në përbërje të ushtrisë ukrainase në betejat me agresorët rusë. Në vitin 2015, një aktiviste e Batalionit të Padukshëm shfaqi portrete të grave ushtarake në parlamentin ukrainas dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Dy vjet më vonë, qeveria ukrainase njohu rolin e grave në ushtri dhe iu dha atyre 62 pozicione të larta në ushtri.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts