
22:50 13/04/2022
Një anije raketa hedhëse ruse e vendosur në Detin e Zi, u godit këtë të mërkurë nga ushtria ukrainase. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ukrainase.
“Anijes iu shkaktuan dëme shumë serioze”, tha Suspilne News, duke cituar kreun e administratës ushtarake rajonale të Odesa.
Një burim ukrainas i tha redaktores së mbrojtjes dhe sigurisë së Sky News, Deborah Haynes, se anija ishte përfshirë nga flakët dhe se në ndihmë të saj po shkonin anije të tjera ruse.
Anija ndodhet 25 milje nga Ishulli i Gjarprit, në jug të Odesa-s./tvklan.al