Ushtria gjermane përfundon misionin në Kabul

19:00 27/08/2021

Gjermania ka zhvendosur gjithsej 5347 persona nga Afganistani

Sipas Ministres së Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer, të gjithë ushtarët gjermane janë evakuuar tashmë nga Afganistani. Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se sulmet vetëvrasëse e kanë bërë të qartë se zgjatja e operacionit në Kabul nuk ishte e mundur.

Sipas ministres, ushtria gjermane, Bundeswehr-i ka evakuuar përmes transportit ajror, fillimisht në Tashkent dhe në disa raste në Gjermani gjithsej 5347 persona, midis tyre më shumë se 4.000 afganë dhe rreth 500 gjermanë.

Kramp-Karrenbauer-i tha se edhe pas përfundimit të operacionit të evakuimit, Gjermania mbetet përgjegjëse për njerëzit që nuk mund të largoheshin me fluturimet ushtarake.

Kancelarja Merkel e konsideroi një atentat absolutisht te neveritshëm atë që ndodhi në Kabul. Sipas Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, qeveria gjermane po punon për të krijuar opsione largimi për afganët e rrezikuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *