Ushtria izraelite me “dorë të hekurt” ndaj protestuesve palestinezë, plagosen 83 persona

Të paktën 83 palestinezë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve me forcat izraelite në Bregun Perëndimor.

Mediat e huaja shkruajnë, se forcat izraelite kanë përdorur plumba të vërtetë, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit, të cilët ishin mbledhur kundër vendimit për shpallje të paligjshme të vendbanime.

Sipas njoftimit 8 persona janë plagosur me plumba të vërtetë, ndërsa 10 të tjerë, me plumba gome.

Ngjarja ka ndodhur pas faljes së namazit të xhumasë, në afërsi të Malit Sabih, në qytetin Beita.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *