Ushtria izraelite urdhëron evakuim afër kufirit me Libanin

ushtria izraelite urdheron evakuim afer kufirit me libanin

ushtria izraelite urdheron evakuim afer kufirit me libanin

09:25 16/10/2023

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët që jetojnë në 28 komunitetet afër kufirit me Libanin që të evakuohen.

Urdhri i 16 tetorit vjen në kohën e rritjes së shkëmbimit të zjarrit në kufi midis Izraelit dhe milicisë shiite të Hezbollahut të Libanit.

Urdhri për evakuim prek komunitetet që janë 2 kilometra nga kufiri.

Grupi Hezbollah ka thënë se sulmet e shtuara janë paralajmërim dhe nuk nënkuptojnë që Hezbollahu ka vendosur që të hyjë në luftë me Izraelin.

Ky urdhër vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për zgjerimin e mundshëm të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi se ende ekziston rreziku që grupi militant Hezbollah ose Irani të përfshihen direkt në luftën e Izraelit me Hamasin.

Izraeli më herët ka deklaruar se mund të luftojë në dy fronte në rast të ndonjë sulmi të Hezbollahut.

Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi militant nisi sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke bombarduar Rripin e Gazës.

Në këtë territor, ku jetojnë mbi 2 milionë palestinezë, autoritetet izraelite kanë paralajmëruar banorët që të evakuohen në jug të Gazës, mes paralajmërimeve për një sulm të mundshëm tokësor në Gazë. /REL




ushtria izraelite urdheron evakuim afer kufirit me libanin

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts